Ky është çifti me dy fëmijët e tyre që vdiqën sot në aksidentin në Suharekë

668

Sot rreth mesditës një veturë ishte përplasur me autobusin, me ç’rast kishin gjetur vdekjen pesë persona, dy prej tyre fëmijë.

Më pas u raportua se dy nga viktimat janë fëmijë.

Metro ka siguruar një fotografi të çiftit me dy fëmijët e tyre e që mbetën të vdekur në një prej rrugëve më të rrezikshme.

Viktima e pestë, sipas Policisë, është një grua më e vjetër e cila mësohet se është nëna e burrit që voziste.

Siç mësohet, familja jetonte në Zvicër dhe kishin ardhur dje për të pushuar në Kosovë.

Për këtë aksident të rëndë ka reaguar edhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, i cili u shpreh i pikëlluar dhe më këtë rast bëri apel për kujdes në trafik./Metro

Comments