Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe ka fituar çmimin “Golden Boy” për lojtarin e ri më të mirë në botë.
E përditshmja italiane, Tuttosport ka njoftuar sot se sulmuesi francez i PSG-së, Kylian Mbappe ka fituar çmimin për lojtarin e ri më të mirë në botë “Golden Boy”.
Francezi deri të ky çmim erdhi pas paraqitjeve fantastike me Monacon sezonin e kaluar dhe PSG në fillim të këtij sezoni.
Ai ndihmoi Monacon që të fitonte titullin e Ligue 1 në Francë dhe ta dërgonte skuadrën deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Në garë për këtë çmim, Mbappe ka mposhtur sulmuesine Barcelonës, Ousmaen Dembele dhe atë të Manchester Cityt, Gabriel Jesus. /Express/