Ky është formacioni i Shqipërisë përballë Polonisë
Pas barazimit 1-1 me Republikën Çeke në Pragë, Kombëtarja shqiptare do të luajë një tjetër sfidë të rëndësishme sot ndaj Polonisë në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45.
Takim i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo do të kërkojnë tre pikët në Tiranë ndaj skuadrës së drejtuar nga tekniku Fernando Santos.
Të gjitha biletat e vlefshme për këtë ndeshje janë shitur, si një paralajmërim se sonte në Tiranë do të jetë një festë e vërtetë sportive.
Shumë tifozë tashmë kanë mbërritur në Tiranë dhe kanë filluar të festojnë e këndojnë në përkrahje të Kombëtarës Shqiptare.