Ky është futbollisti i vetëm në Kosovë për të cilin u pagua dëmshpërblim (FOTO)

391
fresco

midle

 

Besa e Pejës është skuadra e vetme kosovare që ka paguar dëmshpërblim për të transferuar një futbollist. Fjala është për sulmuesin Mark Milicaj i cili nuk mund të kompletonte kalimin tek skuadra pejane pa miratimin e klubit të tij në të cilin luante atë kohë, Istogu.

Kështu Besa kishte paguar shumën prej 5,000 të kërkuar nga “Troftat” dhe në këtë mënyrë kanë marrë fletlëshimin për futbollistin, shkruan Gazeta Sheshi.

Zyrtare: Mark Milcaj kalon tek BesaBesa veçse kishte prezantuar Milicajn në Shahin Haxhiislami, mirëpo ndryshimi i rregullores në Federatën e Futbollit në Kosovë, u ka prishur punët atyre, pasi futbollisti është dashur paraprakisht të merrte fletëlëshimin në klubin e tij aktual.

Sidoqoftë marrëveshja u mbyll për shumën e 5,000 eurove, derisa Besa prap nuk arriti të bëhej kampion, megjithëse Milicaj pati paraqitje të mira në atë edicion. Aktualisht futbollisti luan tek kampioni në fuqi Feronikeli.

Për të nënshkruar me një futbollistë në Kosovë, të gjitha klubet paguajnë vetëm paratë e kontratave, ndërkohë që klubet nuk fitojnë asnjë cent nga transferimi i futbollistëve.

/Gazeta Sheshi/

Comments