Ky është kandidati më i votuar në Viti për këshilltarë komunal

458

Kandidati për këshilltarë komunal nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti, Afrim Ramushi, në zgjedhjet lokale të së dielës si duket ka qenë më i preferuari nga elektorati.

Bazuar nga të dhënat e deritanishme nga tereni në këtë komunë ka mbledhur në total 467 vota.

Ramushi, deri më tash është kandidati që ka fituar më së shumti vota në Viti dhe prinë në garën për Asamblenë e Vitisë.

Shtabi Zgjedhor i degës së LDK-së në Viti ka njoftuar se në legjislaturën e re komunale do t’i kenë 11 këshilltarë komunal.

Në këtë numër nuk janë përfshirë votat me kusht dhe ato të diasporës./PlusTV/

Comments