Ky është miliarderi që fshihet pas ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

364

Në disa media mbarëshqiptare dhe ndërkombëtarë, ideja e Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç për ndryshime kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë nuk interpretohet si ide origjinale e dy Presidentëve, por e mbirë nga diku tjetër.

Në të gjithë artikujt e këtij lloji thuhet se nismëtari për ndryshimin e kufijve mes Prishtinës dhe Beogradit është George Soros, madje thuhet se është plan i Presidentit të rrjetit të fondacioneve shoqëria e hapur, si shpërblim ndaj Aleksandër Vuçiç, që disa muaj më parë i dha dritën jeshile për të zhvendosur në Beograd zyrat e fondacioneve të shpallura të padëshiruara nga Hungaria.

E këtyre zërave u kanë dhënë më shumë ton postimet e fundit të Alexander, djalit të George Soros. Më 27 korrik, ai postonte në Instagram një foto ku shfaqej duke shtrënguar duart me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Ai shkruante se:

Një tjetër takim frutdhënës me Presidentin serb, ku diskutuam progresin për zgjidhjen e çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimin demokratik dhe ekonomik si në Serbi, ashtu edhe në rajon”.
Më 29 korrik, Alex Soros postonte në Instagram një foto me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Soros shprehej se:
I gëzuar që jam sërish në Shqipëri me Kryeministrin vizionar dhe njeriun e Rilindjes, Edi Rama për të diskutuar për progresin e Shqipërisë drejt integrimit europian dhe bashkëpunimit rajonal”.
Fiks një muaj më vonë, Alex rikthehet në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo nga Shqipëria, por sërish nga Beogradi. Ai ka publikuar një foto me Presidentin serb, Alexander Vuçiç dhe në përshkrimin e rastit nuk e fsheh se në këtë takim është folur edhe për çështjen e Kosovës.

Comments