Ky është rezultati zgjedhjeve në Francë, Macron e Le Pen shkojnë në rundin e dytë

3,817

Ka përfunduar rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë, në ora 20:00. Vetëm një minut më pas u publikuan edhe rezultatet e projeksioneve të para për fituesit.

France24, ka raportuar se presidenti aktual Emmanuel Macron i ka fituar zgjedhjet e rundit të parë me 28.1 për qind të votave, ndërkohë që kandidatja tjetër për presidente e krahut të djathtë Marine Le Pen ka marrë 23.3 për qind të votave, shkruan Gazeta Express.

Sipas këtij rezultati, Macron e Le Pen do të dalin edhe një herë në zgjedhje me 24 prill, për betejën përfundimtare.

Moebel THEMA

Mediat ndërkombëtarë sot kanë shkruarse kandidatja Marine Le Pen ishte duke lëkundur seriozisht gjasat e presidentit aktual Emmanuel Macron për t’u rizgjedhur. Mbetet për t’u parë në rundin e dytë nëse Macron do të arrijë ta ruajë epërsinë.

Presidenti i ri do të ketë fuqinë që të formësojë Francën dhe rolin e saj kyç në Evropë në pesë vjetët e ardhshëm. Edhe pse zgjedhjet janë lënë në hije nga lufta e Rusisë në Ukrainë, për shumicën e votuesve, çështja kryesore në këto zgjedhje është kostoja e jetesës.

Macron dhe Le Pen kanë pikëpamje shumë të ndryshme sa i përket politikës së jashtme dhe qasjes ndaj Rusisë, por edhe Bashkimit Evropian. Po ashtu ata kanë edhe pikëpamje të ndryshme lidhur me financat publike apo për investitorët e huaj.

Në këto zgjedhje kanë votuar 48.7 milionë francezë. /GazetaExpress/

Comments