“Ky klub do fitojë Champions Leaguen”

278
fresco

“Ky klub do fitojë Champions Leaguen”

midle

Ish-mesfushori i Barcelonës, Luis Garcia beson se skuadra e Atletico Madridit është e aftë që këtë sezon ta fitojë Champions Leaguen.

Në një intervistë për “Goal.com”, Garcia theksoi se të besuarit e Diego Simeones janë bërë skuadra e tretë më e mirë në Spanjë, shkruan Syri.net.

“Unë mendoj se Atletico mund ta fitojë Champions Leaguen. Atletico është bërë një nga tre ekipet më të mira në La Liga. Askush nuk priste sezonin e kaluar ata të shkojnë aq larg duke lënë prapa ekipet e mëdha si Bajerni dhe Barcelona”, u shpreh Garcia.

Kujtojmë që Atletico Madrid gjatë tre viteve të fundit ka humbur dy finale në Champions League.

Comments