Me ardhjen e Leonardo Bonuccit te Milani, do të ndryshojë edhe formacioni i Rossonerëve.
“Kuqezinjtë” mund të luajnë me tre mbrojtës, në qendër me Bonuccin që do ta luajë edhe rolin e një mesfushori të rremë, por ai mund të përshtatet edhe në formacionin klasik 4-4-2.
Ardhja e Bonuccit te Milani tregon qartë për një projekt të veçantë e të përkushtuar të klubit nga qyteti i Modës. Një modul i veç në të cilin fokusohet Montella sipas mediave italiane është ai me tri mbrojtës në vijën e fundit 3-4-1-2, por edhe ajo me 4 të tillë.
Në formacionin e parë, Montella mund të bazohet në Romagnolin në të majtën, Bonuccin në qendër dhe Musacchion në të djathtë, në mesfushë Conti në të djathtën e Rodriguez në krahun e majtë, ndërsa në qendër Biglia dhe Kessie. Në fazën pas sulmuesve njëri mes Calhanoglus apo Bonaventuras dhe në sulm Andre Silva apo Suso dhe një sulmues tjetër që pritet të vijë.
“Rossonerët” janë në kërkim të Aubameyangut apo Kaliniqit.