
Ka marrë fund telenovela, pasi Kylian Mbappe më në fund është bashkuar me klubin e ri të Paris Saint-Germain.
Talenti francez i cili kërkohej edhe nga Real Madrid, ka zbuluar arsyen përse u bashkua me PSG-në.
“Jam shumë e lumtur që jam në një klub kaq të madh. Është projekti i përsosur për mua që të vazhdoj të përmirësohem dhe të mësoj. Do të jem me lojtarë të mëdhenj që kanë fituar gjithçka në Francë dhe në disa liga tjera. Kam shumë për të mësuar, unë zgjodha PSG javë më parë, ishte projekti më i mirë për mua që të përmirësohem, unë dua të luaj, ky ishte kriteri i parë”, ka deklaruar Mbappe pas fitores së Francës ndaj Holandës.

