Barcelona nis oficialisht sezonin e ri me një “la manita” në Gamper Cup, një ndeshje që hap sirtarin transmeton Faktiditor.ch.Për më tepër blaugranat luajtën një ndeshje të madhe duke bërë të ditur se nuk ndjejnë boshllëkun që la Neymar i larguar tashmë në klubin francez.
Por kjo ishte një ndeshje edhe emocionuese sepse skuadra me të cilën u përballall Barcelona ,pësoi një vit më parë një tragjedi të madhe njerëzore dhe aksidenti ajror e shuajti krejtësisht skuadrën.Futbolli u mbulua në zi kur Chapecoense AC në një udhëtim për një trofe të madh në Amerikën Latine , paguajti një cmim të madh njerëzor dhe njërën ndër tragjeditë më të mëdha të futbollit.Për Barcelonën ishte Messi i zakonshëm që jep shenja të një kampionati të madh që do zhvillojë këtë sezon duke harruar atë zhgënjyes në kampionatin që sapo lamë pas ku blaugranat fituan vetëm një trofe të vetëm atë të Kupës së Mbretit që i jep mundësinë të ketë edhe dy ndeshje të mëdha pas pak ditësh në Superkupën e Spanjës kundër rivalit Real Madrid. Faktiditor.ch
https://www.youtube.com/watch?v=CKYj6E2hIFM