Labënishti dhe përfaqësuesit e “Besës” vizituan Manastirin (Foto)
Pas takimit me banorët e Cërnilishtës të komunës së Dollnenit, Rilindja me BESË ka vazhduar takimet edhe në Manastirin e Alfabetit të gjuhës shqipe.
Fillimisht fjalën e mori kandidati nga Manastiri, Afrim Amzai, më pas anëtari i kryesisë qendrore Arianit Hoxha, bartësi i listës zgjedhore nga Rilindje me BESË në zonën e pestë zgjedhore, Arben Labënishti i cili ndër të tjera potencoi se vota e numrit 10-të në zgjedhjet e 11 dhjetorit, është numëri i dinjitetit, mirëqenies, shpresës dhe ardhmërisë së shqiptarëve…
Dhe për fund të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili theksoi se rikthimi i vlerave shqiptare do të bëhet më 11 dhjetor, kur shqiptarët do të votojnë për numrin 10-të.