Labi i kundërpërgjigjet Xuxit, ia përmend Londrimin

119

Këngëtari Labinot Rexha ka reaguar me një shkrim të gjatë në Instastory.

Ai ka vendosur t’i kundërpërgjigjet Xuxit pas deklaratave të tij, shkruan Indeksonline.

A theksoi se gjatë qëndrimit të Xuxit në “BBVK” I ka ndihmuar dhe e ka përkrahur si dhe sipas tij Xuxi i ka thënë ta heq jashtë Londrimin.

“Miku im Xuxi,

Mora kohë të shoh çfarë po thuhet dhe pashë shumë komente negative për mua. Sinqerisht, u befasova nga disa deklarata të tuat.

Dua të të kujtoj se gjatë qëndrimit tende në Big, unë tkam qëndruar afër dhe të kam mbështetur gjithmonë. Kurse un kam treguar veten time: pastërti, respekt, punë në kuzhinë dhe këndim.

Nuk e kuptoj pse ka ardhur ky ndryshim nga ana jote. Sidomos kur dihet shumë mirë se çfarë kemi biseduar bashkë dhe çfarë kemi ndarë gjatë asaj kohe.

Dua vetem nje gje te kujtoj qe ti je aji qe gjate hyrjes time ne big mke kerkuar qe ta heqi jasht ate pederas fjala ishte per Londrimin, qe un e shof londren artist jo ashtu si me ke than ty Nuk kam asgjë personale, por më vjen keq për mënyrën si janë bërë disa deklarata për mua. Nga ana ime, kam qenë gjithmonë korrekt me ty.

Të uroj gjithë të mirat”, shkroi ai.

Comments