Labinot Tahiri: Nuk do jem bllokues i institucioneve tona

198
fresco

Deputeti Labinot Tahiri ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike ditëve të fundit për qëndrimin që ai do të mbajë në seancën e sotme konstituive.

“E dashura familja ime dhe ju qytetarë të dashur..! Ju jam mirnjohës, për besimin që më keeni dhënë dhe më keni ulur në ulëset e këtij Parlamenti, që dikurë prindët tanë u larguan me dhunë! Sot, këmba ime shkel këtu! Nuk e di se sa do jem këtu, por se gjithnjë do veproj në interesa shtetrore dhe kombëtare”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

Tahiri ka thënë se “nuk do të jetë bllokues i institucioneve” pa sqaruar se a do të votojë pro ose kundër kandidatit të PAN-it për kryetarin e Kuvendit.

Comments