“Lagja e trimave”: Mbaroi dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtur

639
“Lagja e trimave”: Mbaroi dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtur

Edhe gjykimi i sotëm u mbajt pas dyerve të mbyllura për gjykatën, pasi dëshmoi dëshmitari i fundit i mbrojtur.

Seanca e radhës është caktuar për të premten dhe pritet të jetë e hapur për opinionin dhe mediat.

Në seancën e 30 shtatorit pritet të dëshmojnë tre dëshmitarët e radhës.

Deri më tani gjatë seancave gjyqësore kanë dëshmuar gjithsej 42 dëshmitarë të mbrojtur, pjesëtarë të njësive speciale, të cilët kanë marrë pjesë në konfliktin e armatosur të datës 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në “Lagjen e trimave” në Kumanovë, transmeton Aktuale.mk.

Për rastin “Lagja e trimave” akuzohen për terrorizëm 37 persona.

Comments