“Lagjja e Trimave” : Vazhdon gjykimi me dyer të mbyllura

179

seanca kumanova

Do të vazhdojë edhe sot me dyer të mbyllura gjykimi për lëndën “Lagjja e Trimave – Kumanova”, raporton Portalb.mk.

Seanca  e fundit u mbajt me 15 nëntor të këtij viti, gjithashtu me dyer të mbyllura, pasi që prokuroria ka vazhduar të prezantojë provat materiale, gjegjësisht bisedat e përgjuara mes pjesëtarëve të grupit të Kumanovës, të realizuara para aksionit të policisë me 9 dhe 10 maj në Kumanovë.

Përndryshe, në rastin Kumanova – “Lagjja e Trimave” akuzohen 37 persona, për terrorizëm, për ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë, shkruan Portalb.

Vitin e kaluar në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë.

Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur.

Comments