Lajçak për largimin e barrikadave në veri: Të bëhet me marrëveshje politike, jo me buldozerë
Emisari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka folur para mediave pas takimit që pati sot me kryeministrin Albin Kurti dhe të dërguarin special të SHBA-së, Gabriel Escobar.
Pas këtij takimi, Lajçak ka thënë se do të takohet edhe me KFOR-in dhe EULEX-in, ndërsa ka shtuar se mënyra më ë mirë për të hequr barrikadat në veri të Kosovës është më marrëveshje politike dhe jo me “buldozerë”.
“Do të takohem me KFOR’in dhe EULEX’in pas kësaj. Jam diplomat, për mua mënyra më e mirë për të hequr barrikadat është me marrëveshje politike, jo me buldozerë”, ka deklaruar ai.
Lajçak ka thënë se ka pasur diskutim të gjatë me kryeministrin Kurti.
Ai shtoi se nuk mund të presin që diçka e keqe të ndodh.
“Kemi kriza, barrikada dhe kemi situate të vështirë në veri të Kosovës. Pata një diskutim të gjatë me Kurtin. Nuk mund të presim që diçka e keqe të ndodhë. Askush nuk është i lumtur me këtë situatë në veri”.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

