Lajçi kujton kur strehoi bashkëshorten dhe djalin e Thaçit në Gjermani më 1999
Aktori i njohur Çun Lajçi ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook kujtime nga viti 1999.
Ai ka treguar se në vitin 1999 kishte marrë bashkëshorten dhe djalin e presidentit Hashim Thaçi e i kishte strehuar, për t’i përcjellë më pas për në Tiranë, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, Lajçi ka kujtime edhe me Azem Sylën, që e quan “Komandant ‘Daja’”. Për këto ai thotë se nuk është penduar asnjëherë, teksa shpreh indinjatën me Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Lajçit:
“z. Hashim Thaçi
Keni të drejt t’me urreni Ti komandanti ” Gjarpni ” e Ti komandanti ” Daja ”
Sepse gabova që si ndëgjova nemtë e Sabri Fejzullahut drejtuar Juve që zbrisnit nga malet, por me 1999 dola n’Banhofin e Frankfurtit me kërkesën e Remzi Ejupit dhe e mora të ta strehoj djalin kërthi me nusën tande të grueja e Remziut e të nesërmen ti përcollem për Tiranë pa dokumenta e pa pagesë.Dhe kurrë s’u pendova!
Edhe “Dajën ” e mora me babën tue dekë po n’at Banhof të Frankfurtit dhe e çova n’hotel pague poashtu nga z. Ejupi e të nesërmen për Tiranë pa dokumenta e pa pagesë, sepse unë ( si shumë të tjerë ) t’andrrova çlirimtarë e jo njeri që pas 16 vitësh tokat Rugovase të gjysh s’tërgjyshit do t’ia nënshkruash pa pikë dhimte Malit Zi.
Tani mund të me urreshë që shpresova se lëkurën e gjarpërit ia vare armikut n’qafë maleve jo vllaut n’paqe!
Kryesorja të rroj Kombi Shqiptar me shtetsi Kosovare z. Hashim Thaçi se uji do të rrjedhë Grykës Rugovës edhe pa mua e Ty!”.