Lajm i Fundit/ Gruevski dhe Mijallkovi për 24 orë në burgun e Shutkës, te Grupi i Kumanovës?!

304

Prokuroria Speciale Publike kërkon arrestim të Nikolla Gruevskit, Mile Janakievskit, Gordana Jankullovskës, Kiril Bozhinovskit dhe Martin Mrotugjerit në rastin “Titanik”, që ka të bëjë me mashtrime zgjedhore.

Arrest kërkohet edhe për Sasho Mijallkovin, Elizabeta Kançveska Milevskën dhe ish zv/kryeministrin Vlladimir Peshevski, shkruan Gazeta Lajm. Poashtu kërkohet arrestim i Toni Trajkovskit, kryetar i komunës Gazi Babë dhe për redaktorin e TV Sitelit, Dragan Pavlloviq Llatas për rastin Total. Gjithsej PSP kërkon arrest për 18 persona.

Sipas kërkesave të bëra për arrest, bëhet fjalë për persona ë akuzuar që kanë bërë vepra penale në lëmin e personave të moshës madhore, por edhe vepra penale nga lëmia e krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkruan Sdk.mk. Së këndejmi, për ngritjen e padive dhe për kërkesat për arrest dot duhet të vendosin dy Këshillat penale në Gjykatën Themelore Shkup 1, edhe ai nga seksioni për vepra penale për persona të rritur edhe Këshilli penal në seksionin për krim të organizuar, shkruan Gazeta Lajm.

Të dy këshillat kanë afat prej 24 orëve të vendosin për secilën kërkesë për arrest. Të akuzuarit, për të cilët do të pranohet kërkesa për arrest, patjetër duhet të arrestohen menjëherë dhe të dërgohen në Shutkë, sepse ankesa nuk e prolongon zbatimin e masës. Të arrestuarit pastaj mund të ankohen në Gjykatën e apelit në Shkup.

Dy ditë para skadimit të afatit për ngritjen e padive, PSP ka ngritur 17 aktpadi për 18 lëndë. Janë paditur 94 persona fizikë dhe 7 persona juridikë. Rastet “Target: dhe “Fortesa” janë bashkuar në një lëndë. Për momentin në burgun hetues në SHutkë të Shkupit gjenden pjesëtarët e Grupit të Kumanovës.

Comments