Lajm i Fundit/ Incident i përgjakshëm mes shqiptarëve dhe maqedonasve

183
fresco

policija-mk-696x3871-620x330

Para pak çastesh ka ndodhur një incident ndërmjet dy të rinjëve të përkatësisë shqiptare dhe maqedone, në qendër të Tetovës, afër Restorant “Arbi”.

Sipas një dëshmitari nga vendi ngjarjes, mësohet se motivet nuk janë politike dhe se  incidenti ka ndodhur pas një zënke ndërmjet dy të rinjëve për arsye të ulta, me c’rast njëri pŕej pjesëmarrësve në incidentin e përgjakshëm , bashkë me vëllain, e ka sulmuar të riun e përkatësisë shqiptare, i cili sipas po të njëjtit burim, në vetëmbrojtje ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në stomak njërin prej vëllezërve që sulmuan të riun, transmeton Gazeta Express.

Mësohet se i riu i goditur me thikë është dërguar me urgjencë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë. Gjithçka ka filluar shkaku i një sms porosie, që njëri prej të involvuarve i ka dërguar një të afërmeje të viktimës dhe thuhet se  ky ka qenë edhe shkaku i incidentit.

Në vendgjarje ka arritur edhe policia dhe për momentin është duke siguruar vendin e ngjarjes bashkë me organet e hetuesisë dhe së shpejti  pritet edhe  zbardhja e plotë e rastit./

Comments