Gjykata e Apelit sot ka vendosur paraburgim për Goran Grujevskin, Toni Jakimovski dhe Nikolla Boshkovski. Qe të tre ish të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe te dyshuar ne rastet “Target” dhe “Fortesa”.
Kurse ish kreu i policisë sekrete Sasho Mijalkov vazhdon të mbetet pa pasaportë. Me këtë vendim Gjykata e Apelit konfirmoi vetëm vendimin e mëparshëm të Gjykatës Penale.
Apeli, madje nuk mori ndonjë masë për koordinatorin e grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi, me çka ai lihet në liri.