Lajm i mirë për Drenicën
Ka mbetur më pak se tre javë deri në fillimin e edicionit të ri të garave, kështu që ekipet ende po vazhdojnë të punojnë që të jenë të gatshme për kampionat.
Sot, futbollistët e KF Drenica, i kanë kryen me sukses kontrollimin mjekësor në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive në Prishtinë.
Ndryshe, ekipi drenicas ka planifurkuar t’i zhvillojë edhe dy ndeshje kontrolluese.
Të hënë nga ora 17:00 , Drenica ndeshet me Vushtrrinë, derisa përballja tjetër, Drenica -Trepça do të luhet me 4 gusht në stadiumi “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Kësisoj, lojtarët e skuadrës kuqezi janë plotësisht të gatshëm për startuar në sezonin e ti të garave që nis me 20 gusht. / Teleskopi.net /