
Ndërsa Manchester United ka nisur fazën përgatitore në Kaliforni, Jose Mourinho po ndërton në letër suadrën e tij të re. Kështu, pas largimit të Wayne Rooney, çështja më urgjente sihte ajo e shiririt të kapitenit që portugezi ia dorëzoi veteranit Michael Carrick.

Pas shumë dekadave Tottenham do të luajë larg stadiumit “White Hart Lane”, për shkak të ndërtimit të një kompleksi të ri, por fakti që “Gjelat” do të përdorin “Wembley” si stadiumin e shtëpisë, nuk ka ndikuar aspak te tifozët. Deri në këtë moment, klubi njofton se ka shitur rreth 40 mijë abonime për sezonin 2017-18 dhe kjo shifër pritet të rritet edhe më shumë gjatë javëve të ardhshme.
Ilkay Gundogan rikthehet në stërvitje pas dëmtimit të rëndë që e mbajti jashtë fushave për shumë kohë. Në ditën e parë të përgatitjeve nën drejtimin e Pep Guardiolas, mesfushori me origjinë turke u vu nën urdhrat e trajnerit katalanas dhe pritet të jate gati për startin e sezonit. Ai u transferua te Manchester City verën e kaluar por gjatë gjithë sezonit u detyrua të qëndronte në infermieri për shkak të dëmtimeve.
Southampton synon të forcojë sulmin me një emër të njohur në Spanjë. Bëhet fjalë për argjentinasin Vietto, i cili nuk po gjen hapësira të mëdha te Atletico Madrid. Klubi spanjoll është gati ta shesë lojtarin për të cilin anglezët anë ofruar 12 mln Pound. Gjatë sezonit të fundit, 23-vjeçari luajti i huazuar te skuadra e Sevillas.