
Luka Modric i etur për të tjerë suksese. Mesfushori i Realit të Madridit edhe pse me pushime ai po e pret me padurimin nisjen e sezonit të ri të La Liga. Kroati në një intervistë të dhënë ka foluar në lidhje me objektivat që ka klubi. Ai u shpreh se kur arrin disa suksese të njëpasnjëshme, ke një dëshirë të madhe për të mos u ndalur. Modric shtoi se është pjesë e një klubi të madh ku padiskutim sukseset edhe në sezonin 2017-2018 nuk do të mungojnë.

Atletico Madrid po punon për rikthimin në radhët e skuadrës të sulmuesit Diego Costa. Dëshira e Colchoneros është transferimi i sulmuesit me parametra zero. Në drejtim të 28-vjecarit janë paraqitur disa oferta, por deri më tani Costa nuk ka dhënë aprovimin e tij për asnjërin prej tyre.
Menaxheri i mesfushorit të Barcelonës, Arda Turan deklaroi se klienti i tij nuk do të largohet nga katalanasit. Ai u shpreh se Turan ka një kontrate tre vjecare me blaugranat dhe se do ti bashkohet ekipit për të nisur fazën përgatitore më 12 korrik.
Valencia në ndjekje të Mario Lemina. Klubi spanjoll pas ka arritur të transferojë poriterin e dytë te Juventusit Neto, do të tentojnë sërish një tjetër goditje në radhët e kampionëve të Italisë. Objektivi për ta është mesfushori francez, për të cilin kanë ofruar 10 milionë Euro.