Jeremy Toljan në qëndër të vëmendjes nga ana e klubeve të mëdha. Në ndjekje të futbollistit të Hoffenheim, janë Chelsea dhe Napoli. Por, sipas asaj që bëjnë me dije mediat spanjolle në garë për të siguaruar shërbimer e Toljan është edhe Reali i Madridit. Në rastë se nga radhët e “Los Blancos” do të largohet, Danilo, atëherë kampionët e spanjës do ti paraqesin ofertën e tyre drejtuesve të skuadrës gjermane.
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ka folur në lidhje me një transferim të mundshëm të mesfushorit Paulinho tek katalanasit. 23-vjecari u shpreh se ai dëshiron shumë që një gjë e tillë të realizohet, pasi përvec faktit se ata janë miq, ai është një futbollist i cili do ti bëntë shumë punë ekipit.
Celta Vigo mund të rikthejë sërish në radhët e skuadrës sulmuesin Nolito. Spanjolli do ti japë lamutmirën Man.city dhe më shumë gjasa ai mund ti ribashkohet sërish ish-skuadrës së tij. Vetë Noliot duket se e dëshiron një rikthim në La Liga.
Sevillia është siguron shërbimet Guido Pizarro. Mesfushori i cili luante në kampionatin e argjentinës me skuadrën e Tigres ka firmosur kontratën e tij me andaluzianët. Pizarro do të kryej vizitiat mjekësorë dhe me pas do të firmosë kontratën e tij.