Lajme inkurajuese për gjendjen shëndetësore të Schumacher

268

Lajme inkurajuese për gjendjen shëndetësore të Schumacher

Ish-drejtori teknik i Ferrarit, Ross Brown ka folur sërish me fjalë optimiste për gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher i cili ende nuk e ka marrë veten pas aksidentit me ski më 29 dhjetor të vitit 2013.

“Ka sinjale inkurajuese dhe jemi duke u lutur të gjithë çdo ditë. Dua të theksoj që ka shumë spekulime, pjesa më e madhe e të cilave janë të gabuara. Familja ka zgjedhur të ruajë privatësinë mbi riaftësimin e Schumacher dhe duhet të respektoj këtë vullnet” u shpreh ai për BBC.

Kanë kaluar rreth 3 vjet nga aksidenti i tmerrshëm i Schumacherit në Meribel.

Comments