Lajme të mira për Barcelonën
Antoine Griezmann dhe Neymar kanë qenë të lidhur me transferimet në ‘Camp Nou’, gjë që do ta linte Dembelën jashtë formacionit me shumë mundësi.
Si e tillë, Dembele po kërkon t’i lë pas të gjitha sjelljet joprofesionale në të kaluarën dhe ai u shfaq në kompleksin e trajnimit Joan Gamper Sport të hënën në mëngjes për të filluar stërvitjet një javë më herët se sa kërkohet zyrtarisht, sipas Cadena Ser, përcjell lajmi.net.
I njëjti burim ka konfirmuar se francezi i ka kërkuar klubit që t’i ofrojë atij një fizioterapist dhe një trajner të fizikut me të cilin mund të punojë nga afër.
Secili prej dy sezoneve të Dembele me ‘Blaugranët’ është shkatërruar nga lëndimet dhe kjo është mënyra e tij për të siguruar që e njëjta gjë të mos ndodhë me edicionin e tij të tretë në Spanjë.