LajmeSkandaloze/ Komuna e Tearcës në vitin 2025 ka harxhuar 28.886 euro vetëm për naftë

107

Sipas të dhënave zyrtare, Komuna e Tearcës gjatë vitit 2025 ka shpenzuar plot 28.886 euro për naftë, ose 1.763.451 denar, një shumë që konsiderohet jashtëzakonisht e lartë për një komunë të vogël, njofton Tema.mk.

Po ashtu, të dhënat tregojnë se në vitin 2019, për të njëjtën kategori shpenzimesh, komuna kishte harxhuar rreth 9 mijë euro, shumë kjo dukshëm më e ulët krahasuar me vitet e fundit.

Këto shifra ngrejnë pikëpyetje serioze, sidomos duke pasur parasysh faktin se Komuna e Tearcës është kritikuar vazhdimisht ndër vite për mungesë transparence dhe llogaridhënieje ndaj publikut.

Comments