Të mërkurën në mbrëmje, më 7 janar, është regjistruar një tërmet në Bosnje dhe Hercegovinë.
Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka ndodhur në zonën e Bugojnës.
Lëkundjet janë regjistruar në orën 18:09.
Deri më tani, fuqia e tërmetit ende nuk është matur.
“U dëgjua pak si gjëmim, u ndje fort në katin e tretë”, “Sikur po binte borë nga çatia”, “Si një shpërthim…”, “U ndje mirë, monitorët u lëkundën”, janë disa nga komentet e qytetarëve lidhur me tërmetin.

