Lajmi i fundit/ Lëkundje të forta tërmeti, dridhet Tirana
Lëkundje të forta tërmeti janë shënuar pak minuta më parë, të cilat janë ndjerë në disa zona të vendit. Tërmeti ka zgjatur për pak sekonda dhe ka rikthyer ankthin e tërmeteve që kanë rënë edhe më parë në vendin tonë.
Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 ballë të shkollës rihter dhe me epiqendër Thumanën në Krujë.
Sizmiologët e kanë parashikuar që lëkundjet pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit do të vijojnë.