LAJMI I FUNDIT: Rrëzohet Qeveria Mustafa, Kosova shkon në zgjedhje

246
LAJMI I FUNDIT: Rrëzohet Qeveria Mustafa, Kosova shkon në zgjedhje

Pas afërisht tri orë diskutimesh dhe akuzave të ndërsjella, Kuvendi i Kosovës e ka mbështetur me 78 vota mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit, Isa Mustafa.

Sipas vlerësimeve të fundit, presidenti do të duhej që qysh nesër në konsultim me partitë parlamentare të caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Në diskutim janë data 11 dhe 18 qershor. /Lajmi.net/

Comments