LAJMI I FUNDIT: Sërish të shtëna armësh në Prishtinë (Foto)

233
Policia ne vendin e ngjarjes

Policia ne vendin e ngjarjes
Rreth orës 11 e 45 minuta, ka pasur të shtëna me armë zjarri edhe në rrugën “Luan Haradinaj”  afër New Born-it  në Prishtinë, njofton lajmi.net

Dëshmitarët kanë thënë për lajmi.net se nga të shtënat ka pasure dhe panik tek qytetarët e pranishëm si kalimtarë rasti.

Në anën tjetër, policia e ka bllokuar qarkullimin në këtë rrugë, që është një nga kryesoret në Prishtinë.

Ngjarjen për lajmi.net e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 11 e 45 minuta janë dëgjuar të shtëna me armë në këtë lokacion”, tha Ahmeti për lajmi.net.

“Nuk ka të lënduar dhe policia po i kryen ekzaminimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, tha për  Ahmeti.

Ndërkaq, lajmi.net ka kuptuar se policia ka ndaluar 4 persona të cilët janë shoqëruar në stacionin e afërt./lajmi.net

14383429_10209139199970658_1366846451_n 14359768_10209139176330067_761930207_o 14285531_10209139174370018_1152218224_o

Comments