Situatë dramatike po ndodhë në këto momente në Gurgurnicë.Banorët e kësaj zonë bëjnë apel që sa më shpejtë të arrijnë ekipet e zjarrëfikësve sepse zjarri po i afrohet fshatit.Në këto momente derisa po raportojmë Murat Vaiti i konfirmoi Faktiditor.ch se gjithë fshati ka dalë në këto momente dhe po përballet me një situatë shumë të rrezikshme me zjarret.Në vendngjarje është edhe kreu i Komunës së Bërvenicës Enver Pajaziti.
Banorët thonë se ka disa ditë që po bëjnë betejë kundër zjarrit ndërsa situata sonte duket shumë dramatike dhe banorët atje janë në një panik duke kërkuar ndihmë gjithandej për të shmangur një tragjedi të mundshme./Faktiditor.ch/.