LAJMI I FUNDIT: Vdes një person në Mitrovicë, zjarri kaploi shtëpinë e tij

287

Një person rreth moshës 80 vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e zjarrit që ka kapluar shtëpinë e tij në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë në Komunën e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se dyshohet se viktima është pronar i shtëpisë që u kaplua nga zjarri, derisa theksoi se ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin.

‘Rreth orës 14:30 është raportuar se në rrugën, ‘Nexhip Draga’ në Mitrovicë, një shtëpi ishte kapluar nga zjarri.

Pas intervenimit të njësive të zjarrfikësve brenda shtëpisë pa shenja jetë është gjetë një person i moshuar rreth moshës 80 vjeçare. Sipas të dhënave të para viktima thuhet të jetë pronari i shtëpisë’, tha Zahiti.

Zahiti tha se aktualisht, njësitet policore janë në vendin e ngjarjes.

(Kosova Sot)

Comments