LAJMI I FUNDIT/ Vettingu, Basha takohet me Metën tek Kryesia e Kuvendit

194

 

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjate nje konference me teme, "Reformimi i Sistemit Gjyqesor ne Shqiperi", organizuar ne hotel Tirana./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Parliament Speaker Ilir Meta, Minister Of Justice, at the “Reforming the Judicial system in Albania” Conference.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta. Raportohet se takimi është i fokusuar tek ligji për vettingun dhe 6 ligjet e tjera të reformës në drejtësi. Në takim janë të pranishëm edhe nënkryetari i komisionit të reformës, Oerd Bylykbashi, Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani si dhe zyrtarë të tjerë të Kuvendit. Po sot, kryeparlamentari Meta pati një drekë pune ish-presidentin Rexhep Meidanin dhe ish-deputetin socialist, Koço Kokëdhima.

Comments