Lajpzigu, a mund të bëhet si Lesteri i Anglisë?

Rassenball Sport Lajpzig është duke zhvilluar një stinor të jashtëzakonshëm në Bundesligën gjermane.
Skuadra debutuese në elitën e futbollit gjerman zë pozitën e parë me 27 pikë në tabelë, duke lënë pas vetes dy skuadrat e mëdha gjermane, Bajern Munihun dhe Borusia Dortmundin.
Trajneri i kësaj të fundit, Tomas Tuchel ka thënë se Lajpzigu mund të jetë një Lester Siti.
“Vitin e kaluar kishim fenomenin e Lester Sitit në Angli. Lajpzigu mund të bëjë të njëjtën gjë. Bindem për këtë fakt sa herë që i shoh teksa luajnë futboll. Ata duhet të merren shumë seriozisht. Kjo gjë që po ndodh këtë sezon në Gjermani mund të krahasohet vetëm me atë që ndodhi sezonin e kaluar në Angli”, deklaroi Tuchel.
Në ndeshjen e fundit Lajpzigu edhe përkundër disavantazhit që kishte ndaj Bajer Leverkusenit në transfertë, në fund i’a arriti qëllimit që të shënojë fitore me rezultatin 2:3, duke marrë kryesimin në Bundesligë.