LAMM njofton: Nuk ka vonesa në pikat kufitare

79
fresco

LAMM njofton: Nuk ka vonesa në pikat kufitare

 

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të thata, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.

 

Comments