Lamtumira e Kapitenit

363

Lorik Cana

Lorik Cana i ka dhënë lamtumirën edhe zyrtarisht tashmë kombëtares shqiptare të futbollit me një postim në rrjetet sociale. Por kjo nuk do të thotë se ai do të largohet nga futbolli i luajtur, të paktën për momentin.

Mesazhi i plotë i Lorik Canës

Përshëndetje të gjithëve

Siç lajmërova pas Euro 2016, unë vendosa të tërhiqem nga kombëtarja shqiptare e futbollit.

Mendova se ishte koha e duhur, pas arritjes më të madhe në sportin shqiptar.

Ndjehem i nderuar që kam përfaqësuar njerëzit dhe kombin tim gjatë të gjithë karrierës.

Sapo kam mbushur 33 vjeç dhe pas 14 viteve në nivelet më të larta, më duhet pak kohë për të rikuperuar për t’u shëruar nga dëmtimet.

Unë vendosa gjatë kësaj vere që të refuzoj të gjitha ofertat që më kishin mbërritur, në mënyrë që të jem në gjendje që të kthehem përsëri në formën më të mirë dhe shpresoj të jem i gatshëm për arritje dhe projekte të reja.

Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj, ju uroj më të mirat

Shihemi së shpejti,

Lorik Cana

Comments