Lamtumire Astrit!


Lamtumire Astrit.Rrethanat e vdekjes tende nuk i dijme.Por e dijme se cdo gje qe bere, ishte per Kosoven.Liria e nje vendi kurre nuk vjen menjehere pas nje lufte, konflikti.Vitet e renda vijne me pas , ateher kur shteti te mbetet ne doren e njerezve tu per ta drejtuar.Dhe shteti eshte veshtire per tu drejtuar.Cdo revolte ytja e shprehur dhe jo vetem, eshte per per tua kujtuar atyre qe jane ne timonin e shtetit se nuk eshte lehte te qeverisesh kur ke nje popull te nenshtruar nga varferia, skamja, trishtimi i se shkuares dhe endrra per t’a ndertuar ate vend poashtu te dermuar ne njemije menyra.Astrit nuk dijme asgje per vdekjen tende por dijme qe ti je nje martir per t’a ndryshuar Kosoven e sotme dhe per ta ndertuar te nesermen e ketij vendi.Je nje martir sepse jeta jote u shua per Kosoven e se nesermes.Tani qe u bashkove me vellane , le me zemra te thyera secilin nga ne qe degjuam per vdekjen tende.Braktise te shtrenjtit tu, nje femije qe e prisje dhe qe kurre nuk do mund ta ndjeje pranine tende.Por ajo qe bere per Kosoven e te gjitheve , eshte endrra e secilit njeri per ta pare ate vend ndryshe nga c’eshte, Ndoshta cmimin e shtrenjte e pagove atje ne ate vend grilash , me kete ikje plot mistere, por mos mendo se ketu jashta ku jetojne njerezit tjere te rendomte eshte me paqte.
Lamtumire o jete e re qe ike ne dimrin e perplasjeve te medha.Tani secili e ka per detyre qe mos lejoje qe vdekja yte te fshehet, te mbetet nje mister.Cdo gje e bukur dhimbje le pas.Lamtumire ty ze i ndryshimit te Kosoves, i guximit dhe i te ardhmes.U prefsh ne paqe Astrit…