Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë larguar nga hapësira para objektit banesor të lagjes Dardania në kryeqytet, ku sot u nxorën dhunshëm banorët.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të Dardanisë, Safet Kamberaj, tha se me ndërmjetësimin e tij policia është larguar nga aty.

Ai kërkoi që kryetari i Komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti të japë dorëheqje.

Forcat policore ishin mbledhur te objekti banesor sot gjatë ditës për të zbatuar vendimin e Gjykatës, e cila i obligon banorët të lirojnë banesat, raporton Telegrafi.

Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër duke u përleshur pak me Policinë. Pati të arrestuar, por edhe të lënduar.

Sipas policisë banorët e dëbuar nga banesat janë kthyer sërish dhe kanë thyer dyert dhe kanë hyrë brenda.

Ndërmarrja Banesore, e cila pretendon se është pronare e këtyre banesave,  këmbëngul që të zbatojë vendimin e Gjykatës.

Ajo madje kishte angazhuar punëtorë dhe kamionë për largimin e orendive nga banesat e uzurpuara. /Telegrafi/

dardania1
policia l11
doreheqje1