
Liridon Latifi mban premtimin, kualifikon Skënderbeun dhe tani transferohet zyrtarisht tek Akademia Puskas.
Mesfushori kosovar në një prononcim për’eduasportin.com’ ka konfirmuar transferimin tek skuadra hungareze.
“Kam shënuar gol në ndeshjen e parë dhe ai doli të jetë deçiziv për këtë kualifikim. Nëse nuk do të ishte goli im do kishim shkuar 0-0 në extra time.”
“Jam i lumtur që skuadra vazhdon rrugën në Europa League. Që nga sot jam lojtar i Akademia Pushkash, ekip që luan në Hungari. Që nga sot jam lojtar i kësaj skuadre.Kam nënshkruar kontratë katër vjeçare dhe gjithçka është mbyllur.”, ka deklaruar Latifi.

