Lazanski: Ja pse do të fillojë luftë në Maqedoni?!

121

 

Moebel THEMA

lazanski

Analisti ushtarak Mirosllav Lazanski kohë më parë deklaroi se pas  incidenteve të fundit të armatosura në Maqedoni ishte qëllimi për të parandaluar ndërtimin e gazsjellsit “Rrjedha turke”, transmeton  INA.

Ai në një intervistë të fundit për “Pink” ka theksuar se përse Maqedonia është vendi më i përshtatshëm për të parandaluar dhe prerë këtë projekt.

“Maqedonia është hallka më e dobët e këtij projekti që duhet të shkojë përmes Rusisë, Malit të Zi, Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Hungarisë. Në këtë vend është më lehtë të këputet. Turqit do të lejojnë projektin, Cipras poashtu, Serbia gjithashtu do të dakordohet sepse do të përfitojë më shumë nga kjo rrjedhë, sesa të shkojë nga Bullgaria. Orban do të dakordohej dhe ja gazi rus në Austri. Por si të ndërpritet kjo. Më lehtë është të destabilizohet Maqedonia”, theksoi analisti ushtarak serb, duke komentuar se kjo mund të ndodhë me marrjen nën kontroll të një stacioni policie.

Por, ai në këtë rast ka thënë se nuk ka ndonjë arsye tjetër për kryengritje të shqiptarëve në Maqedoni, pasi që me Marrëveshjen e Ohrit ata kanë realizuar të drejtat e tre dhe përfaqësuesit e tyre janë në funksione të larta , duke përfshirë edhe organet e sigurisë.

Sipas tij, “Rjedha turke” e gazit është alternativë kundër “Rjedhës së Jugut”.

Comments