LD DORËZOI PROPOZIM-NDRYSHIMET PËR LIGJET PËR PPS- NË PROCEDURË TË RREGULLT

228
fresco
midle

Lidhja Demokratike sot në procedurën e rregullt kuvendore dorëzoi Propozim-ligj për ndryshime të Ligjit për Prokurorinë Publike Speciale dhe Propozim-ligjin për ndryshime të Ligjit  për dëshmitarë të mbrojtur,  me të cilët parashikohet  vazhdimi i periudhës për parashtrim të akuzës përkatësisht PPS të mund të shfrytëzojë dëshmitarë mbrojtës në procedurat kundër të akuzuarve.

Ashtu siç kumtojnë nga  LD, sjellja e ligjeve në procedurë të rregullt hap mundësi të diskutohet për komisionet, si dhe në seancën plenare.

LD pret debat të argumentuar dhe përkrahje nga PPS.

Comments