LD: Ka kushte për qeveri teknike!

172
LD: Ka kushte për qeveri teknike!

Moebel THEMA

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov ka deklaruar se tanimë janë krijuar kushtet për formimin e qeverisë teknike, e cila duhet që t’i përshpejtojë proceset dhe t’i zbatojë zgjedhjet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Lista zgjedhore nuk do të mundet që deri në fund të pastrohet, ndikimi i kryeredaktorit në RTVM do të jetë i limituar, pas që pjesa dërmues e funksioneve janë në kompetenca të drejtori të RTVM-së, ndërsa Komisioni ‘ad-hoc’ që ende nuk është kompletuar, nën supozimin që të kompletohet nuk do të mund që të mbikëqyr raportimin e medias pa logjistikë në Agjencinë për veprimtari radiodifuzive. Në bazë, mendoj se gjendjet me listën janë të njohura, këtu ka përmirësime, ndërsa dy punët tjera nuk do të ndikojnë në kredibilitetin e zgjedhjeve, edhe pse është mirë që të plotësohen’, deklaroi Pavle Trajanov, kryetar i LD-së.

Comments