LDK e Prishtinës: Buxheti i vitit 2017 afro katër milionë më i vogël

156

shpend2

Kuvendi Komunal i Prishtinës është duke mbajtur seancën e radhës, ku ndër të tjera po diskutohet për buxhetin e vitit 2017.

Agim Gashi, shef i grupit të asamblistëve të LDK-së ka thënë se si dokument, buxheti nuk është prezantuar mire, njofton Klan Kosova.

“Buxheti i propozuar për vitin 2017 është 3 milion e 800 mijë euro më pak, e ka rënie në të hyrat vetanake.”

“Ka tre vite që buxheti i komunës ka vetëm rënie, dhe kjo tregon pa aftësinë e Shpend Ahmetit që të menaxhojë me komunën.”

“Ne kemi vërejtur se ka fryerje të të hyrave nga legalizimi e realisht ka pas shumë më pak të hyra se sa janë prezantuar në buxhet”, ka thënë Gashi.

“Me mënyrën se si është hartuar buxheti 2017 tregon jo planifikim të mirë”, ka përfunduar Gashi.

Comments