Ledina Çelo me fustan transparent, shpërthejnë kritikat në rrjetet sociale



Kanë qenë të shumta reagimet në rrjetet sociale për shfaqjes e mbrëmshme në Festivalin e Këngës të moderatores dhe këngëtares Ledina Çelo.
Shfaqja e Çelos është qortuar, duke e akuzuar atë për mungesë të etikës dhe respektit ndaj spektatorëve dhe mijëra shqiptarëve që e ndiqnin festivalin në RTSH.
Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ka nisur dje nata e parë e Edicionit të 55të të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, i konsideruar prej vitesh si një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës së lehtë shqiptare, shkruan gazeta Shekulli.
Në këtë natë publikut ju paraqitën 12 këngët më të reja të muzikës së lehtë shqiptare. Ato u përkasin rrymave të ndryshme muzikore, fryt i bashkëpunimeve midis emrave të njohur, por edhe të rinj të muzikës shqiptare. Prezantues të festivalit janë këngëtarja Ledina Çelo dhe aktori Kasem Hoxha.
Orkestra e RTSH drejtohet nga Jetmir Barbullushi. Në natën e dytë do të prezantohen edhe 12 këngë të tjera. Midis 24 krijimeve, për natën e tretë do të përzgjidhen 14 më të mirët. Prej tyre do të dali edhe fituesi i “Fest 55”, që si zakonisht do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong”.