Legjenda gjermane e futbollit hetohet për korrupsion
Prokurorët zviceranë kanë thënë për BBC-në që janë duke e hetuar legjendën gjermane të futbollit Franz Beckenbauer si pjesë e një hetimi për korrupsion.
Në muajin mars, organi qeverisës i FIFA-s filloi të hetojë gjashtë persona për pjesën e tyre në Gjermani në fitimin e të drejtës për të organizuar Kupën e Botës më 2006, transmeton arbresh.info.
Prokurorët zviceranë tani thonë se kanë filluar hetimet e veta, të lidhur me FIFA-n.
Beckenbauer, që ka udhëhequr Gjermaninë ka mohuar akuzat e korrupsionit.
Tetorin e kaluar, ai tha se kishte bërë një “gabim” në procesin e tenderit për të pritur konkurrencën, por ka mohuar të ketë blerë votat./arbresh.info