Leicester me ” vrap” për të rrëmbyer Ligën e Kampionëve ?!


Me këtë ritëm që e ka nisur Leicester City mund të bëjë një tjetër mrekulli.Tre ndeshje dhe po aq fitore japin sinjale se mund të prish parashikimet e të gjithëve transmeton Faktiditor.Një histori shkroi vitin e kaluar dhe ti besosh se këtë do t’a bëjë në Ligën e kampionëve është e paimagjinueshme por jo edhe e pamundur sepse futbolli është plot surpriza.Ishte Riyad Mahrez golëshënuesi i vetëm në xhiron e tretë kundër skuadrës nga kryeqyteti danez Copenhagen .Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Brugge humbi pikët ndaj Portos që shënon në mimutat e fundit duke përmbysur gjithcka në pjesën e dytë pas golit që pranoi nga Jelle Vosseni , por më pas reagoi me dy gola të shënuar nga Miguel Layun dhe Andre Silva./Faktiditor/.