Lekaj: Isa Mustafa është qyqar. Bosi i Kosovës është Vuçiqi

262
fresco

midle

 

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh shef i grupit parlamentar të kësaj partie, Pal Lekaj, ka lëshuar një serë akuzash në drejtim të Qeverisë se Kosovës dhe kryeministrit Mustafa. I pari i deputetëve të AAK-së, e ka quajtur qyqar Mustafën duke shtuar se për sa kohë që kjo Qeveri është në detyrë, atëherë “bosi”, i Kosovës, është Aleksandër Vuçiqi.

“Më tërheqjen e projektligjit për demarkacionit kjo Qeveri ka koketuar me Vuçiqin drejtpërdrejt dhe  këtë e kanë bërë për të shpëtuar mandatin e tyre  në dem të Kosovës. Derisa ekziston kjo Qeveri “bosi”, i Kosovës është Vuçiqi”,ka thënë Lekaj në emisionin Fakt PLUS me Leotrim Berishën.

Nënkryetari i AAK-së, e ka vlerësuar Qeverinë Mustafa si të keqën më të madhe të këtij vendi.

Sa i përket organizimi të një tryezë me liderë të partive, Lekaj ka thënë se nuk ka kurrfarë lëvizje në këtë drejtim, dhe kjo sipas tij, po bëhet më qëllim për të tërhequr vëmendje.

“Që një vit Qeveria nuk po ka guxim ta procedoj në Kuvend, sepse nuk i kanë votat. Edhe kur e proceduan e tërhoqën në mungesë të votave”, ka shtuar Lekaj.

Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme, për marrëveshjen për kodin telefonik dhe për pensionet e veteranëve.

Se kur vendi pritet të shkojë në zgjedhjet e parakohshme?

Pse opozita nuk po i kërkon zëshëm zgjedhjet e parakohshme?

Dhe a ka tendencë nga Vetëvendosje  për të ia marrë AAK-së kauzën për demarkacionit, ndiqeni videon në vazhdim.

Comments