Lekaj: Kosova nuk duhet të ketë asnjë bisedë me Serbinë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se personat e zhdukur përbëjnë një palgë për shtetin e Kosovës, e cila akoma nuk po arrin të shërohet. Sipas tij, institucionet e Kosovës nuk duhet të kenë asnjë bisedë me Serbinë.
“Institucionet e Kosovës, nuk duhet të kenë as edhe një ditë bisedime me shtetin i cili edhe i shkaktojë viktimat edhe nuk po jep as me të voglën informatë për fatin edhe të mbi 1500 të zhdukurve”, ka deklaruar ai.
Këto fjalë Lekaj i ka thënë me rastin e Ditës Ndërkombëtare për personat e zhdukur.
“Po bëhen 17 vite që fati i të zhdukurve të luftës së fundit nuk po zbardhet. Jemi me familjet në thirrjen e tyre që mos të vazhdohet edhe me tutje me ketë enigmë e cila vetëm sa i shton dhimbjet e familjarëve për më të dashurit e tyre”, ka thënë ai, përcjellë Zëri.